Flash

Ribashkohen Fifth Harmony?

Lapsi.al 3 March 2024
Ribashkohen Fifth Harmony?

Fifth Harmony është në bisedime për t'u ribashkuar, ka treguar një burim ekskluzivisht për Page Six.

Gjashtë vjet pasi ato shpallën një pauzë të pacaktuar, dëgjojmë Normani, Lauren Jauregui, Ally Brooke dhe Dinah Jane që dëshirojnë të kthehen së bashku - dhe Camila Cabello, e cila u largua  nga grupi i vajzave në 2016, është pjesë e bisedave.

Sipas burimit  Fifth Harmony filloi të tregojë interes për t'i ofruar fansave një këngë të re pasi hitet e tyre të kaluara, përfshirë "All in My Head (Flex)" filluan të bëhen virale në TikTok kohët e fundit.

Thashethemet për njërikthim  filluan të qarkullojnë fillimisht në mediat sociale vitin e kaluar pasi Brooke, 30 vjeç, zbuloi në "Zach Sang Show" se ajo, Normani, 27, Jauregui, 27 dhe Jane, 26, kishin marrë pronësinë sërish mbi emrin e grupit. (Në atë kohë, Cabello, 26 vjeç, nuk ishte përfshirë në partneritet.)

Brooke më pas sqaroi në X se nuk kishte "një ribashkim zyrtar i grupit për momentin", por "disa miqësi dhe marrëdhënie të bukura po ribashkohen ngadalë në një mënyrë shëruese dhe fuqizuese".

Fifth Harmony më pas vërtetoi se ato ende kanë dashuri për njëri-tjetrin kur Cabello, Jauregui, Brooke dhe Jane lanë komente mbështetëse në postimin e Normanit në Instagram muajin e kaluar duke njoftuar albumin e saj të shumëpritur debutues, "Dopamine"./Lapsi.al

Të këshilluara

Brit Awards 2024: Lista e plotë e fituesve

Brit Awards 2024, u mbajt në 2 mars, në një mbrëmje që nderoi muzikantët më të mirë të vitit me triumfuese artisten e re të muzikës pop. Raye vendosi një rek...

13:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI