Flash

Ambasadori i SHBA këshillon Kosovën: Tregohuni kreativë në dialogun me Serbinë

Lapsi.al 4 March 2024
Ambasadori i SHBA këshillon Kosovën: Tregohuni kreativë në

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova duhet të tregojë vullnet të vazhdueshëm dhe kreativitet në dialogun me Serbinë në mënyrë që vendit t’i hapet rruga për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ai tha se rruga e vetme drejt kësaj është përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, pasi sipas tij, bashkësia ndërkombëtare dëshiron ta shoh Kosovën të avancojë në rrugën evropiane.

Hovenier gjithashtu përsëriti kërkesën e Shteteve të Bashkuara që të respektohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Bashkësia ndërkombëtare do që qartazi Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra keni krijuar kushtet për të arritur këtë dhe mënyra e vetme është përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne shpresojmë të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur para. Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe lehtësuesit. Disa thonë se Serbia do të shfrytëzojë rastin që të zvarrisë progresin e Kosovës. Ajo që mund të them është strategjia më e mirë ne rrethana të tilla për Kosovën është të bëj gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm, kreativitet, energji, përkushtim dhe implemetin të obligimeve të cila i ka marrë që i ndihmon procesit për të shkuar para”, tha Hovenier në panelin me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, në kuadër të Konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik.

Hovenier ka thënë se asnjë shtet në botë nuk përfiton sikurse Kosova.

“Është një mision i NATO-s prej 4 mijë ushtarëve për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë Hovenier.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI