Flash

Berisha sulmon gjyqtaren: Irena me tre mbiemra, një falsifikatore e shpifur

Lapsi.al 4 March 2024
Berisha sulmon gjyqtaren: Irena me tre mbiemra, një falsifikatore e shpifur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një seri akuzash ndaj gjykatës Irena Gjoka. Në fjalën para mbështetësve të tij poshtë dritares, Berisha e konsideroi gjykatësen e procesit të tij, një “falsifikatore të shpifur”.

“Sot Edi Rama urdhëroi një gjykatëse falsifikatore të shpifur, një njeri pa ligj, pa moral ligjor, një mashtruese ordinere, të turpshme, të shtyjë procesin, vetëm e vetëm se nuk ka asnjë fakt. Vetëm e vetëm se është një proces fund e krye politik. Një proces fund e krye ekstraligjor. Një proces fund e krye antikushtetues” - tha Berisha që komentoi edhe lajmet e mediave greke që raportuan për një arrestim të gjykatëses vite më parë në shtetin fqinj.

“Dhe pas publikimit në të gjithë mediat e mëdha të Greqisë, të dokumenteve zyrtare, në të cilat faktohet se Irena me tre mbiemra, figuronte e dënuar nga gjykata e Apelit të shtetit fqinj, si një falsifikatore e ulët, vetëm pak orë mbrapa, nga zyra e Edi Ramës do shkonte në KLGJ-në e tij, reagimi në të cilin merrej në mbrojtje një falsifikatore e shpifur.

Një turp njeri, një turp gjykatëse! Imagjinoni ju se kush është kreu i Gjykatës Speciale të Shqipërisë. Një falsifikatore e dënuar, një delinkuente. Imagjinoni ju kush është kryetare e KLGJ-së. Një kukull e neveritshme, që në vend se të qëndrojë mbi dokumentet zyrtare që faktojnë se Irena me tre mbiemra ka mashtruar, ka fshehur krimin dhe se duhet të shkojë menjëherë para drejtësisë, lexon avokatinë e zyrave të Edi Ramës. Ky është një sistem antiligjor, një sistem që ka vetëm një mision, të mbrojë krimet e Edi Ramës. Të mbrojë pushtetin e krimit të Edi Ramës” – tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

Prishtinë, dy gra rrahin një burrë

Një burrë në Prishtinë ka raportuar se dy gra kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij. Policia ka bërë të ditur se njëra nga të dyshuarat është arrestua...

16:32

Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur derisa ishte në gjumë. Kështu njoftoi përmes një komunikate Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Në njoftim thuhet se shkaq...

20:26

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI