Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mehmeti, njeriu që e shndërroi Dinamon nga rënia për Final Four: vetëm Vllaznia ka bërë më mirë

Lapsi.al 4 March 2024
Mehmeti, njeriu që e shndërroi Dinamon nga rënia për Final

Gjashtë rezultate pozitive në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit e bëjnë Dinamon një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Dritan Mehmeti ka mundur të transformojë një të destinuar për rënie me Di Biaggio në një nga tre skuadrat që në fazën e fundit ka bërë më shumë pikë, pas vetëm Vllaznisë e Skënderbeut.

Barazimi 1-1 në Rrogozhinë ishte një demonstrim soliditeti, që po e bën 'nëndetësen' blu të ngjitet drejt sipërfaqes. 36 pikë për kryeqytetasit vetëm një poshtë Skënderbeut dhe asaj zone të lakmuar Final Four. Nëse nuk do të kishin rënë në muret e Shkodrës situata do të ishte edhe më e favorshme, por pavarësisht kësaj ajo që Mehmeti ka ndërtuar në këto javë është statusi i një pretendenti që nuk mund të merret lehtë, duke tregua karakter edhe në moment vështirësie.

Lexo më tej: “Nuk ishte meritë e Dinamos”. Tetova me justifikim absurd, Mehmeti replikon: “Duhet të kishim fituar”

Dinamo krijon, ndoshta edhe shpenzon, por ngjan e bukur kur luan dhe veprimet e ndërsjella me Denison e Kaçorrin e me një Zabërgja që është zbulimi interesant i këtij kampionati. Katër fitore, dy barazime e vetëm një humbje që përkthehen në 14 pikë në 21 pikë të mundshme, i kaluar vetëm nga korçarët me 15 pikë në po kaq ndeshje e vetëm Qatipi ka një seri më impresionuese që në 12 ndeshje ka korrur pikë me vetëm dy humbje, 8 fitore e dy barazime. Në të njëjtën numër ndeshjesh sa për krahasimin, shkodranët kanë marrë 17 pikë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI