Flash

Rama: Baza ajrore e NATO-s, element sigurie për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 4 March 2024
Rama: Baza ajrore e NATO-s, element sigurie për vendet e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Gjatë fjalës së tij Rama përmendi vizitën e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik në vendin tonë, ndërsa tha se sot Shqipëria është në anën tjetër.

Ai tha se kjo bazë ajrore është element sigurie për të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të cilat tha se janë jo të parrezikuara nga ambiciet e Federatës Ruse.

"Jam këtu si përfaqësues i një gjenerate tjetër që pa ndryshimet demokratike. Po i referohem një fragmenti të Zerit të Popullit në maj të 1954-ës kur në Shqipëri erdhi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Gazeta shkruante; të vdekur po kërcënenin nga gëzimi dhe lulet atë maj kishin çelur me herët për të pritur Hrushovin. Në atë kohë Shqipëria në këtë bazë që rihapet sot, konsiderohej si vend strategjik i perandorisë sovjetike përballë botës perëndimore. Këtu në Kuçovë ishin sistemuar një numër jo i vogël avionësh bombardues. Lufta do të niste me bombardimin e Vjenës, Shtutgartit. Sot jemi në anën tjetër. Shqipëria mirëpret me krenari dhe respekt aleatët e saj dhe partnerët e një aleancë që është aleancë vlerash në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Unë jam i lumtur sot që këtu janë miq, partnerë aleatë dhe doja t’i falënderoja. Falenderoj ministrin e Italise që ka ardhur me avionë vete dhe miqtë turq që mbajtën për 4 dekada gjallë frymën e kësaj baze. Bazë e cila është element sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili është jo i pa rrezikuar ambiciet e Federatës Ruse. Dy helikopterët Blackhawk dhe dronët Bayraktar janë pjesë e një rritje që do vazhdojë. Falenderoj banorët e zonës për durimin e treguar gjatë rindërtimit të kësaj baze. Uroj që kjo të sjellë për ta mundësi të reja punësimi. Një falenderim për aleatët e NATO-s me shpresën që do shoqërohet me bazën e re të NATO-s në Porto Romano.", tha Rama.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Që nga ai vit është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë. Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI