Flash

Shiste drogë në qeli, kush është shqiptari i dënuar me 65 vite burg

Lapsi.al 4 March 2024
Shiste drogë në qeli, kush është shqiptari i dënuar me

41-vjeçari nga Berati, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje, përfshirë vrasje, është sërish në telashe me drejtësinë greke.

Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedentë në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi. Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako, i vrarë në burg, ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona.

Ai gjithashtu rezultonte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg, është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019. Më parë, Dulçe është përfshirë edhe në tre sulme të armatosura në Metaksourgio, Agio Pantaleimona dhe Omonia, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një 43-vjecar, klient i një lokali. Dulçe konsiderohet bashkëpunëtor i shqiptari Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI