Flash

Ulet me 30% konsumi në bare dhe restorante, pritet tjetër rritje çmimesh

Lapsi.al 4 March 2024
Ulet me 30% konsumi në bare dhe restorante, pritet tjetër rritje

Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kaluar, konsumi vijon të mos rimëkëmbet në bare dhe restorante dhe për disa produkte të shportës ushqimore sipas bizneseve. Përmirësim të konsumit, sipas grosistëve, ka pasur për produktin e sheqerit, pas rënies së çmimit në tregjet e huaja.

Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor më të prekur nga konsumi janë baret dhe restorantet. Në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me vjet sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve konsumi ka renë 30%.

Enri Jahja pohon se shkak i rënies së fuqisë konsumatore është emigracioni, kryesisht familjarëve. Në restorantet e kryeqytetit çmimit për person vijojnë të mbeten të larta, dhe variojnë nga 3,500 deri 5,000 lekë.

Ulja e konsumit në këto struktura nisi nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Enri Jahja u shpreh më herët se përveç përfundimit të sezonit turistik, edhe hetimet për një sërë dosjesh të nisura nga SPAK sollën që shumë individë të implikuar në pastrim parash të mos ekspozoheshin në restorante. Sipas tij, kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante dhe vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante.

Jahja parashikon që me fillimin e verës, konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.

“Çmimet në bare dhe restorante pritet të rriten pasi bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë paga më të larta për mbajtjen e fuqisë së verës. Në restorantet e jugut paga për një shef kuzhine arrin deri në 3,500 euro në muaj, në nivele të njëjta me pagesën e të njëjtit profesion sa në Romë”.

Në janar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e kafesë shënuan një rënie me 32%, duke zbritur në 363 ton, nga 534 ton që ishin vitin e kaluar.

Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se turizmi ka nxitur ndjeshëm konsumin e kafesë në vend. Në gusht dhe shtator, importet e kafesë u rritën përkatësisht me 68% dhe 29%, duke amortizuar rënien që u shënua në muajt e parë të vitit.

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem shqetësues në vend. Teksa edhe këtë vit pritet një fluks i lartë turistësh strukturat turistike, nga hotelet te baret e restorantet po ankohen se nuk po gjejnë punonjës për të përballuar kërkesën e pritshme nga turistët.

Gjatë vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 10 milionë, me rritje 34% me bazë vjetore. Kërkesa e turistëve ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka amortizuar rënien e kërkesës nga konsumatorët vendas, si rrjedhojë e emigracionit të lartë, kryesisht të të rinjve.

Ndërkohë, çmimet në bare e restorante janë rritur disa herë, që nga viti 2021, pas përfundimit të pandemisë. Ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar muajt e fundit, sërish ato vazhdojnë të shtrenjtohen.

Sot në bare e restorante, një pjatë kushton mesatarisht 200-500 lekë më shumë se më parë (sidomos mishi), ndërsa një kafe është minimumi 90 lekë në pjesën më të madhe të bareve, nga 70-80 lekë më parë. Shtrenjtimi më i fortë ka ndodhur në Jug të vendit, për shkak të kërkesës së turistëve./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI