Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ E djathtë nën traversë, asnjë shans për portierin: Asllani shënon golin e parë me fanellën e Inter

Lapsi.al 4 March 2024
Video/ E djathtë nën traversë, asnjë shans për
Kristjan Asllani po e shfrytëzon si duhet mundësinë që po i jepet, në pritje të Calhanoglu. Pas asistit në ndeshjen e fundit, vjen edhe goli i parë me fanellën e Inter për mesfushorin e kombëtares. Në minutën e 31' të ndeshjes ndaj Genoa, Asllani zhbllokoi rezultatin, duke kaluar në avantazh zikaltrit e teknikut Inzaghi. Një asist i Alexis Sanchez, nxorri mesfushorin të vetëm përballë portierit kundërshtar. E djathta e lojtarit kuqezi përfundoi nën traversë, duke tundur rrjetën pas shpinës së portierit Martinez. Goli i parë për zikaltrit nga Asllani, në ndeshjen e tretë radhazi si titullar në Serie A. Më parë djaloshi kuqezi kishte shënuar në kampionatin elitar italian vetëm me fanëllën e Empolit, duke ndëshkuar për ironi të fatit pikërisht Interin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI