Flash

Beleri në gjyq: Rama do zgjedhje të reja në Himarë, por do humbë sërish!

Lapsi.al 5 March 2024
Beleri në gjyq: Rama do zgjedhje të reja në Himarë, por do

Pak para marrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme, Fredi Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës tha se qëllimi i arrestimit të tij janë zgjedhjet e reja në Himarë, por që sipas tij Partia Socialiste do t'i humbasë sërish.

Sipas Belerit, SPAK dhe prokuroria e Vlorës kanë vepruar nën urdhrat e qeverisë dhe dështuan të garantojnë një proces të rregullt gjyqësor në rastin e tij. Sipas tij, Rama do të zhgënjehet sërish në Himarë, pasi do të humbë edhe zgjedhjet e radhës.

"SPAK u përpoq të krijojë prova dhe të mbulojë gabimet e prokurorisë së Vlorës në procesin ndaj meje. U përdorën thëniet e një dëshmitari të dënuar për mashtrim siç ishte Arsen Rama. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt dhe u mohuan provat që unë paraqita në gjyq. Qëllimi i arrestimit tim janë zgjedhjet e reja në Himarë, por Rama do të zhgënjehet sepse do të humbë sërish. E kuptoj që trupi gjykues është nën presion, por u kërkoj t’i shërbeni vetëm drejtësisë" është shprehur Beleri në sallën e gjyqit.

Pas fjalës së të pandehurit, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka janë tërhequr për të marrë vendim. SPAK ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për Belerin, të cilin e akuzon për blerje votash.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI