Flash

Djali i Belerit: Greqia të mbajë një qëndrim të qartë ndaj Shqipërisë

Lapsi.al 5 March 2024
Djali i Belerit: Greqia të mbajë një qëndrim të

Një tjetër betejë ligjore, këtë herë në Gjykatën e Apelit, do të zhvillojë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i burgosur prej gati 10 muajsh, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme.

Djali i tij, Petro Beleri ka folur për ethnos.gr në lidhje me vendimin për babain, duke theksuar se familja e tij dhe himariotët janë të vendosur të çojnë çështjen deri në fund në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Sipas tij, Gjykata e Apelit mund të japë vendimin jo më vonë se një vit nga sot, por nuk përjashtohet që procesi gjyqësor të përfundojë deri në majin e ardhshëm. Gjithashtu, Petros Beleris flet për një proces të qartë politik , i cili bazohet në prova të rreme, vetëm që kryebashkiaku i zgjedhur ligjërisht të mos kryejë detyrën.

“Ky vendim i shërben 100% qëllimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur të gjitha argumentet e tyre janë rrëzuar. Duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë kur përpiqen me çdo mënyrë të pengohet kryetari i zgjedhur ligjërisht? Tashmë qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë Himariotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, plus ata që ishin brenda në sallë. Bëhet fjalë për një gjyq historik me zhvillimin më negativ për palën greke. Ne do të vijojmë me qëndrimin tonë të civilizuar dhe do të luftojmë deri në fund”, -ka theksuar Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI