Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Futbolli është i poshtër". Shehi i dëshpëruar pas eliminimit, Devolli në ekstazë: "Jam shumë i lumtur"

Lapsi.al 5 March 2024
"Futbolli është i poshtër". Shehi i

“Mendoj që në ndeshje Kupe, futbolli është i poshtër. Ndëshkohesh nga një episod dhe ke gjithë kohën trysninë se nuk arrin të shënosh. Mendoj që kemi bërë maksimumin, nuk mendoj se nënvlerësuam kundërshtarin. Në futboll ndodh çdo gjë, penalltitë janë edhe çështje fati". Orges Shehi e ka vështirë të justifikojë të pajustifikueshmen, me Partizanin që u eliminua turpshëm nga Kupa e Shqipërisë në çerekfinale. Për ta bërë më të hidhur daljen, të kuqtë kishin fituar edhe ndeshjen e parë në shtëpinë e Kukësit dhe sapo e kishin mundur në kampionat: "Kampionati dhe kalendari i tillë është, na vuri përballë dy herë brenda pak ditësh me këtë kundërshtar. Skuadra u përpoq, ishte prezente te porta, nuk është se ka elementë nënvlerësimi. Por kjo situatë është kur kundërshtari mbrohet me forca të shumta, nuk shënon e futesh në trysni".

Shehi mundohet ta harrojë sa më shpejt atë që ndodhi në Kupë, me shpresën se mund të përmirësojë humorin në fundjavë në Superiore: "Kampionati vjen shpejt, na vjen keq që dolëm nga Kupa, pikëllimi është i madh. Duhet të ngremë skuadrën psikologjikisht se është shumë e rëndësishme. E gjithë frika është se mos ndikon në vazhdimësi, duhet të përqendrohemi. Ta kthejmë në forcë këtë dhimbje të madhe që kemi”, tha Shehi.

Lexo më tej: E pabesueshme, Kukësi 'flak' Partizanin nga Kupa me penallti: turpërohen të kuqtë, kishin fituar ndeshjen e parë

DEVOLLI: "E KISHIM STUDIUAR MIRË"

“Sinqerisht jam shumë i lumtur me çunat se kishin kohë që vuanin rezultate edhe pse ndeshjet i kemi bërë të mira të them të drejtën. Bledar Devolli merr fitoren e parë në pankinën e Kukësit, duke eliminuar Partizanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Tekniku gjirokastrit tregoi edhe planin si befasoi të kuqtë: "Ndeshja e tretë që bëjmë me Partizanin në pak kohë, e kishim studiuar mirë. Edhe pse rezultati i ndeshjes së kaluar ishte pak i gënjeshtërt. Kemi punuar fort si në fazën mbrojtëse, edhe psikologjike, Janë çuna të rinj, të rënduar psikologjikisht nga rezultatet. E lejuam Partizanin të luante me topin, u munduam të markonim Maguette se e kanë pikë kyçe”, tha Devolli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI