Flash

Katastrofa në Lushnje/ Gjymtyra e viktimës u gjet 40 metra larg vinçit, djali pa rroba

Lapsi.al 5 March 2024
Katastrofa në Lushnje/ Gjymtyra e viktimës u gjet 40 metra larg

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi të premten në Lushnje, ku babë e bir humbën jetën, si pasojë e një incidenti të ndodhur në një magazinë në ndërtim, nmë pronësi të deputetit socialist Bujar Çela. Gazetari Merin Maçi i ftuar në studion e emisionin Opinion, ka dhënë detaje tronditëse nga kjo ngjarje, ku përveç dy viktimave, mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë. Si pasojë e shpërthimit tejet të fortë, gjymtyra e viktimës është gjetur rreth 40 metra larg vinçit, ndërkohë që djali i tij është gjetur pa rroba, për shkak të djegies. Si pasojë e plagëve të shumta, i riu e ka pasur të pamundur që të mbijetonte.

Merin Ma֛çi: Këqyrja e plotë të vendit të ngjarjes është bërë 1 ditë pasi është regjistruar ky shpërthim, më datë 2 në 8 të mëngjesit dhe 1 ditë para se kanë bërë një këqyrje paraprake të vendit të ngjarjes, ajo se çfarë ka bërë hetuesit të befasohen ka qenë forca që ka pasur ky shpërthim për shkak se njëra prej gjymtyrëve të viktimës është gjetur rreth 40 metra larg vendit ku ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë që djali, i cili fillimisht ka qenë me shenja jete në momentin që kanë mbërritur bluzat e bardha është gjetur i zhveshur dhe pa rroba për shkak të djegieve që ka shkaktuar ky shpërthim. Ndërkohë që pjesa tjetër e personave të dëmtuar janë punëtorë të kapanoneve ngjitur…

Blendi Fevziu: Po deputeti ku është ndodhur aty?

Merin Maçi: Deputeti Bujar Çela ka qenë në pjesën e përparme pasi një pjesë e kapanonit kishte përfunduar. Ai ka qenë në një perimetër që nuk i ka shpëtuar dëmtimeve për shkak dhe të shpërndarjes së pjesëve metalike. Nga ajo që kam mësuar, më është bërë me dije se punimet në këtë magazinë do të zgjasin dhe për pak ditë dhe më pas gjithçka do të përfundonte.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI