Flash

Lindsay Lohan konfirmon vazhdimin e “Freaky Friday”

Lapsi.al 5 March 2024
Lindsay Lohan konfirmon vazhdimin e “Freaky Friday”

Lindsay Lohan ka konfirmuar së fundmi vazhdimin e filmit “Freaky Friday”.

E ftuar në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, Lindsay konfirmoi lajmin për fansat megjithëse refuzoi të hynte në detaje.

“Lindsay, ka zëra se një vazhdim i “Freaky Friday” me ty dhe Jamie Lee Curtis mund të jetë në punë. A ka ndonjë gjë që mund të na thoni për këtë?”-pyeti Andy Cohen.

“Po”, u përgjigj Lohan shkurt dhe qeshi. “Nuk do të  them gjë akoma por të dyja jemi të emocionuara.”

Majin e kaluar, The Hollywood Reporter konfirmoi se filmi ishte zyrtarisht duke u zhvilluar dhe skenari është bërë tashmë, ku Curtis dhe Lohan pritet të kthehen në rolet e tyre si Anna dhe Tess Coleman, përkatësisht, pas 20 vitesh.

Freaky Friday, i publikuar në vitin 2003, është i bazuar në romanin e Mary Rodgers të vitit 1972 me të njëjtin emër dhe ishte përshtatur tashmë dy herë përpara se Curtis dhe Lohan të luanin në rolet e dyshes nënë-bijë.

Në përshtatjen e vitit 1976 luan Barbara Harris dhe Jodie Foster, ndërsa në versionin e vitit 1995 luan Shelley Long dhe Gaby Hoffman.

Të këshilluara

Chiara Ferragni konfirmon krizën me Fedez

Për herë të parë,  Chiara Ferragni ka thyer heshtjen për krizën me reperin, Fedez. Gjatë një interviste ajo ka pranuar se thashethemet që qarkullojnë prej di...

10:12

Ribashkohen Fifth Harmony?

Fifth Harmony është në bisedime për t'u ribashkuar, ka treguar një burim ekskluzivisht për Page Six. Gjashtë vjet pasi ato shpallën një pauzë të pacaktuar, d...

15:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI