Flash

Pamje të rënda/ Fëmijët po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Lapsi.al 5 March 2024
Pamje të rënda/ Fëmijët po vdesin nga kequshqyerja në

Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore. Alarmin e ka vënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vizitat e agjencisë gjatë fundjavës në spitalet Al-Awda dhe Kamal Adwan ishin të parat që nga fillimi i tetorit. Në një postim në rrjetet sociale, ai foli për “gjetje të zymta”.

Mungesa e ushqimit çoi në vdekjen e 10 fëmijëve për shkak "niveleve të rënda të kequshqyerjes" ndërsa ndërtesat e spitaleve janë shkatërruar, shkroi ai. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi se të paktën 15 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin Kamal Adwan. Më pas, një fëmijë tjetër vdiq të dielën në një spital në qytetin jugor të Rafah, njoftoi të hënën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Gaza

Tedros raportoi për "nivele të rënda të kequshqyerjes, fëmijë që vdesin nga uria, mungesa serioze të karburantit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ndërtesa spitalore të shkatërruara" në Gazën veriore, ku rreth 300 mijë njerëz jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër. "Situata në spitalin Al-Awda është veçanërisht e tmerrshme, pasi një nga ndërtesat është shkatërruar," - shtoi ai.

Wee

Një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së paralajmëroi se të paktën 576 mijë njerëz në të gjithë Rripin e Gazës, një e katërta e popullsisë përballeshin me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore dhe një në 6 fëmijë nën moshën 2 vjeç në veri vuanin nga kequshqyerja.

Drejtori rajonal i Unicef, tha se "vdekjet tek fëmijët po ndodhin pasi kequshqyerja po shkatërron Rripin e Gazës". Më shumë se 30 500 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga nisja e luftës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI