Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Super League kthehet papritur e preferuara e tifozëve në tetë vende të Europës: 96% mes juventinëve

Lapsi.al 5 March 2024
Super League kthehet papritur e preferuara e tifozëve në tetë

Super League fiton terren edhe në inekzistencë, mund të thuhet. Një studim i ri i publikuar nga instituti francez Opinion Way për A22 Sports tregon mbështetje thelbësore nga një demografi e ndryshme e tifozëve të futbollit në tetë kombe të mëdha evropiane. Sondazhi tregon se 72% e tifozëve të futbollit në Itali, Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë, Portugali, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar mbështesin krijimin e Super League. Studimi bazohet në një kampion përfaqësues prej 6,458 tifozësh futbolli. Ata janë të moshës 15 vjeç e lart e janë anketuar në fillim të shkurtit 2024.

Pyetjet e bëra i referohen projektit Super League të propozuar nga A22, pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë të 21 dhjetorit 2023. Në total, 72% e të gjithë tifozëve të anketuar nga tetë vende të mëdha evropiane janë dakord me krijimin e një Super League europiane. Vendet më mbështetëse janë Spanja (84%), Portugalia (81%) dhe Italia (80%). Në vende të tjera, ideja e krijimit të një Super League megjithatë mirëpritet nga shumica e tifozëve. Ndër këto, 75% në Francë dhe Belgjikë, 67% në Holandë, 65% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 61% në Gjermani.

Lexo më tej: Super League kërcënon UEFA-n për bllokimin e projektit: gati padia për mbi 3 miliardë euro

Interesante edhe ndarja mes tifozëve të skuadrave. Tifozët e Juventus janë më të flaktët për idenë: deri në 96% të të intervistuarve. Lëvizja e dytë që vlerëson më shumë pikën e kthesës është ajo e tifozëve të Real Madrid: 93%. Ndër skuadrat e tjera italiane, vlerësimi i tifozëve të Milan është 79%, ai i tifozëve të Inter është 72%. Ata të Liverpool (58%) dhe Tottenham (55%) janë tifozët më të ftohtë. Edhe pse, sidoqoftë, bëhet fjalë për më shumë se gjysmën e të intervistuarve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI