Flash

U ndryshua statuti për bashkimin me Gaz Bardhin/ Zbulohen debatet në Këshillin e PD-së

Lapsi.al 5 March 2024
U ndryshua statuti për bashkimin me Gaz Bardhin/ Zbulohen debatet në

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të pasdites së kësaj të marte të Këshillit Kombëtar të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha është diskutuar për ndryshimet në statut. Sipas asaj që raporton BalkanWeb, kreu Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka deklaruar se ky forum ka të drejtën të marrë vendime për ndryshimet statutore.

Kjo sipas tij është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Paloka po ashtu është shprehur se ndryshimet në statut janë konsultuar edhe me Sali Berishën. Sipas të njëjtave burime, Paloka është shprehur se në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar më herët ka pasur mendime të ndryshme, por në fund u arrit dakordësia.

“Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshimet statutore që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi”, - thuhet të jetë shprehur Paloka.

Të njëjtat burime thonë se Endira Bushati ka debatuar me Palokën për rendin e ditës. “E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z. Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë “me propozim te kryesisë”. Bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 në statut thekson: “Gjykata e partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”, - tha Bushati.

Për këtë çështje ka folur edhe Flamur Noka. “Kryesia e PD e mbledhur para një jave shqyrtoi vakuumin institucional në 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar, të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia” – është shprehur Paloka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI