Flash

Urdhër i Ministrisë së Arsimit: Shkollë edhe të shtunën më 9 mars

Lapsi.al 5 March 2024
Urdhër i Ministrisë së Arsimit: Shkollë edhe të

Dita e shtunë, datë 9 mars 2023, do të jetë ditë pune për administratën publike në vend. Sipas një urdhri të dalë sot nga MAS-i, e shtuna e kësaj jave do të jetë ditë shkolle për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend, por do të jetë ditë e plotë pune edhe për të gjitha hallkat e tjera të administratës publike.

Kështu, sipas njoftimit zyrtar, data 9 mars do të zëvendësojë ditën e pushimit 27.11.2023, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave.

“Në mbështetje të nenit 15, të ligjit n.r 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore" dhe në zbatim të vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave, "Për caktimin e ditës së hënë, datë 27.11.2023, ditë pushimi",

URDHËROJ:

Dita e shtunë, datë 09.03.2024, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të aparatit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga ora 08:00 deri në 16:30, të jetë ditë pune për zëvendësimin e ditës së pushimit, të kryer në datën 27.11.2023, sipas vendimit nr. 652, datë 22.11.2023, të Këshillit të Ministrave” – thuhet në Urdhrin e MAS-it.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI