Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Kane e Müller bëjnë copë Lazion, Bayern në çerekfinale: PSG kualifikohet në krahët e Mbappé

Lapsi.al 5 March 2024
Video/ Kane e Müller bëjnë copë Lazion, Bayern në

Në kthimin e 1/8 të Champions League, Lazio u shpërbë 3-0 përballë Bayern Munich, pa arritur të mbrojë epërsinë 1-0 nga ndeshja e parë. Sarri i tha lamtumirë kompeticionit, Tuchel shkoi në çerekfinale me dygolëshin e Kane e golin e Müller. Në çerekfinale shkon edhe PSG i udhëhequr nga Kylian Mbappé, që mposht edhe në kthim Real Sociedad. I kotë goli i Merino në fund për baskët.

BAYERN MUNICH 3-0 LAZIO (3-1)

Lazio i dha lamtumirën Champions League në raundin e 1/8, pasi u shfaros 3-0 nga një Bayern Munich, që arriti të dilte nga kriza në momentin më të rëndësishëm, për t'u rikthyer në shfaqjen e muskujve përballë ekipit të teknikut Maurizio Sarri. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin fatale për bardhekaltrit në Allianz Arena, pasi Immobile kishte gllabëruar një rast me kokë krejtësisht i vetëm. Në minutën e 39', Kane devijoi me kokë një mundësi të humbur nga Guerreiro. Pastaj në kohën shtesë (47') Muller korrigjoi sërish me kokë një goditje të De Ligt, duke mundur përsëri Provedel.

Lexo më tej: Uefa kundër Bayern Munich: ndalohet transferta e ardhshme për tifozët për tymueset në Olimpico

Në minutën e 66', Kane vulosi rezultatin pasi Provedel kishte refuzuar godijen e Sané. Në minutën e 71' shtylla i mohoi Muller dygolëshin personal. Dygolëshi i Harry Kane, i ndërthurur me golin e Thomas Muller, i shtyn bavarezët në çerekfinale të Champions.

REAL SOCIEDAD 1-2 PSG (1-4)

Paris Saint-Germain arrin në çerekfinale të Champions League 2023/24, duke mposhtur 2-1 Real Sociedad. Pas 2-0 në ndeshjen e parë, francezët përsëriten edhe në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8. Protagonisti i madh i mbrëmjes është Kylian Mbappé. Kapiteni i PSG zhbllokoi rezultatin në minutën e 16', më pas mbyll lojën në minutën e 56' me pasimin e Kang-in Lee. Në fund goli i flamurit i Merino (89’) nuk mund të ndryshonte fatet e ndeshjes e aq më pak kualifikimit. Luis Enrique avancon drejt çerekfinaleve me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI