Flash

Ashley Tisdal flet për raportin me Vanesa Hudgens pas aludimeve

Lapsi.al 6 March 2024
Ashley Tisdal flet për raportin me Vanesa Hudgens pas aludimeve

Ashley Tisdale preku shkurtimisht grindjen e përfolur mes saj dhe Vanessa Hudgens, gjatë episodit të së martës të Watch What Happens Live With Andy Cohen.

Prezantuesi Cohen e pyeti Tisdale, "Njerëzit duan të dinë se çfarë po ndodh me ty dhe Vanessa. A jeni mikesha?"

Tisdale nuk e konfirmoi apo mohoi debatin me aktoren por tha: "Nuk e kam parë për një kohë të gjatë. Mendoj, padyshim, ajo po punon. Unë jam duke punuar. Unë kam një vajzë. Pra, ajo ka një punë me kohë të plotë”.

Tisdale është nëna e vajzës pothuajse 2-vjeçare Jupiter, të cilën e ndan me bashkëshortin Christopher French.Sa i përket Hudgens, ajo së fundmi u martua me Cole Tucker në dhjetor 2023. Dhe megjithëse disa nga yjet e saj të HSM morën pjesë në dasmën e saj, Tisdale nuk ishte një prej tyre.

Vanessa u shfaq për herë të fundit në Instagramin e Tisdale në qershor 2022 mes festimeve të dasmës për shoqen e tyre të përbashkët, Sarah Hyland. Një lidhje e përbashkët që kanë bashkë-yjet është ish-i i Hudgens, Austin Butler, i cili luajti bashkë me Tisdale në filmin e vitit 2011, Sharpay's Fabulous Adventure. Miqtë e vjetër më parë zbuluan se ata janë kushërinj të largët në jetën reale dhe Ashely  i referohet atij si "daja" i Jupiter./Lapsi.al

Të këshilluara

Queen Latifah rikthehet në skenë

Queen Latifah po rikthehet në skenë për të organizuar ndarjen e 55-të të NAACP Image Awards! Të martën, BET, CBS dhe NAACP njoftuan se aktorja dhe producentj...

19:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI