Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Champions, Ancelotti i tmerruar nga arbitrat: "Massa? Nuk do të doja të mendoja për të pas ndeshjes"

Lapsi.al 6 March 2024
Champions, Ancelotti i tmerruar nga arbitrat: "Massa? Nuk do të doja
I freskët nga suksesi 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Leipzig dhe rasti i bujshëm në Valencia, me fundin e ndeshjes të fishkëllyer vetëm një moment para golit të fitores, Carlo Ancelotti zhytet sërish në Champions League me makthin e arbitrave. Një makth të cilin me mençuri e lë mënjanë edhe kur e pyesin për emërimin e italianit Massa për ndeshjen e mbrëmjes: "Qetësohuni, nuk më pëlqen të mendoj për arbitrin para ndeshjes - shpjegoi ai -. E aq më pak pas saj". Nën presionin e gazetarëve, trajneri i Los Blancos nuk mundi t'i shmangej kthimit të polemikave të shpërthyera gjatë fundjavës për shkak të mos akordimit të golit që do ta bënte rezultatin 3-2. Bellingham, për më tepër u përjashtua edhe për protesta, në ndeshjen nervoze kundër Valencias. "Nuk kam nevojë të flas me të - shtoi Ancelotti -. Ai është një lojtar që përpiqet të japë gjithçka në fushë. Përjashtimi u shkaktua nga zhgënjimi, por ai nuk ofendoi askënd". Lexo më tej: Champions/ Real Madrid, nervat e Valencias përplasen mbi Leizpig: Guardiola mendon për Liverpool Më pas për ndeshjen kundër Leipzig, që do të përcaktojë kualifikimin për në çerekfinale: “Ne duhet të nxjerrim versionin më të mirë prej nesh, gara nuk ka mbaruar – shpjegoi Ancelotti –. Është një mundësi e rëndësishme për të vazhduar në një kompeticion që është i veçantë për ne".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI