Flash

Elia Zaharia reagon pas publikimit të pamjeve të sherrit: Nuk e pata të lehtë

Lapsi.al 6 March 2024
Elia Zaharia reagon pas publikimit të pamjeve të sherrit: Nuk e pata

Ish-bashkëshortja e Princ Leka II, Elia Zaharia ka bërë një reagim të shkurtër për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania pas publikimit të pamjeve ku ajo shihet teksa konfliktohet me ish-burrin e saj. Artisja shprehet se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.

“Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj” - është shprehur Zaharia.

Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emision se ka një marrëveshje të përgjithshme që rregullon marrëdhënien pasurore ku princi ka hequr dorë nga disa pasuri që rrjedhin nga trashëgimia familjare dhe ia ka dhuruar ish-bashkëshortes.

“Është një pasuri e konsiderueshme që i garanton një jetesë komode. Është një akt vullneti mes dy palëve që tregon një lloj mirëkuptimi që ka shoqëruar gjithë procesin e ndarjes deri në këtë moment. Shkaku nuk lidhet me kushtet e marrëveshjes. Gjithçka ka lindur nga një situatë banale me ish-vjehrrin”, - tha avokati i Princ Leka. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: (Historia e plotë) Leka dhe Elja, fundi i palumtur i një përralle me princeshë

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI