Flash

Raporti: Fëmijët në Kosovë përballen me shumë probleme e me pak zgjidhje

Lapsi.al 6 March 2024
Raporti: Fëmijët në Kosovë përballen me shumë

Dhuna, trafikimi, punët e rënda dhe mungesa e psikologëve, janë disa nga problemet me të cilat përballen fëmijët në Kosovë, sipas një raporti të Koalicionit të organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).

Në raportin e monitorimit “Karta e Vlerësimit – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?” të publikuar të mërkurën, KOMF vlerëson se institucionet e Kosovës po bëjnë pak punë për zgjidhjen e problemeve dhe për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, pavarësisht zotimeve.

Raporti ka bërë analizimin e progresit për politikat, legjislacionin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjashtë fusha: mirëqenia sociale, mbrojtja e fëmijës, shëndeti i fëmijës, zhvillimi në fëmijërinë e hershme arsimi dhe drejtësia për të mitur.

“Shtesat për fëmije, zgjidhje e pamjaftueshme”

Sipas këtij raporti, Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri dhe nivele të larta të përjashtimit social të fëmijëve.

Raporti citon të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat tregojnë se 7 për qind e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri ekstreme.

Qeveria e Kosovës i ndan nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët deri në dy vjeç nga viti 2021.

Por, sipas KOMF-it këto shtesa janë të pamjaftueshme dhe “nuk kanë bazë ligjore të qëndrueshme”.

“Është shumë i domosdoshëm hartimi i bazës ligjore për shtesat për fëmijë për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre. Shuma mujore e ndarë është e ulët, nuk është e mjaftueshme për të përballuar nevojat e fëmijëve”, thuhet në raport.

KOMF ka vlerësuar në raport se Ligji për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme është “diskriminues”, ani pse në Kosovë është e përcaktuar e drejta për ndihmë materiale për fëmijët me aftësi të kufizuara si element i mbrojtjes për këtë kategori.

“Ky ligj ofron mbështetje për vetëm rreth 3.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, duke përjashtuar pjesën dërrmuese të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Prandaj, si i tillë ai bën diskriminim dhe nuk mbulon të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”, thuhet në raport.

Raporti ka gjetur se mbështetja financiare prej 100 euro që i ofrohet fëmijëve dhe familjeve të tyre është e pamjaftueshme për nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Fëmijët, viktima të trafikimit dhe të punëve të rënda

KOMF, në raport, ka identifikuar se problem mbetet edhe mbrojta e fëmijëve nga punët e rënda, ku vetëm gjatë vitit 2022 gjithsej 160 fëmijë janë identifikuar në puna të rënda kryesisht në sektorët sikurse: sektori i bujqësisë dhe pylltarisë, sektori i ndërtimtarisë dhe puna në rrugë.

Fëmijët në Kosovë janë edhe viktima të trafikimit, vetëm gjatë 2022 janë identifikuar gjithsej 22 viktima të trafikimit, ku prej tyre 14 viktima ishin fëmijë, sipas KOMF-it.

Në raport gjithashtu është vlerësuar se ndër sfidat më të mëdha mbetet identifikimi i fëmijëve viktima të trafikimit.

“Është i domosdoshëm fuqizimi i mekanizmave për identifikim dhe raportim që do të lehtësojnë vetë-raportimin, raportimin e bashkëmoshatarëve dhe qasjen në raportim të profesionistëve të cilët vazhdimisht punojnë me fëmijët dhe të rinjtë (p.sh. mësimdhënësit, psikologët e shkollave, këshilluesit)”, thuhet në raport.

Sipas raportit, sfidë është edhe vonesa në zgjidhjen e statusit të 579 fëmijëve pa kujdes prindëror dhe për pasojë mosdhënia e mundësisë për adoptim për këta fëmijë.

Në Kosovë në vitin 2022, janë shqyrtuar 11 kërkesa për adoptim, prej tyre 9 kërkesa për adoptim vendor janë aprovuar dhe dy kërkesa për adoptim ndërshtetëror (kërkesa brenda familjes), janë refuzuar.

Cilat janë problemet në shëndetësi?

Mungesë e barnave në kujdesin parësor, sekondar dhe terciar shëndetësor, mungesë e shërbimeve parandaluese dhe shërbimeve rehabilituese të specializuara për trajtimin e fëmijëve përdorues të substancave narkotike si burime njerëzore shumë të kufizuara për shëndetin mendor të fëmijëve.

Këto janë disa nga problemet të cilat i ka evidentuar KOMF në raportin “Karta e Vlerësimit – Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve?

Duke përmendur mungesën e barnave, KOMF ka veçuar medikamentin surfakant,pa të cilin foshnjat e lindura para kohe mund të vdesin, e ky medikament nuk është përfshirë fare në listën e barnave esenciale.

Qendra korrektuese pa edukator e vetëm më një punëtor social

Sipas raportit, Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë vitit 2022 ka pranuar 126 raste të fëmijëve në konflikt me ligjin, ku si vepra më dominante ishin 24 lëndime të lehta dhe të rënda trupore, 22 vjedhje dhe vjedhje të rënda, 19 grabitje, 11 vrasje në tentativë dhe 10 dhunime, si dhe vepra të tjera.

Vendosja dhe trajtimi i rasteve të të miturve të pranuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, bëhet në Qendrën Edukuese Korrektuese dhe Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Sipas KOMF, kjo qendër nuk ka asnjë edukator, por vetëm një punëtor social.

“Ky numër na tregon për gjendjen dhe mundësinë reale që një punëtor social të punojë dhe të ofrojë shërbime cilësore për gjithë këta të mitur”, thuhet në raport.

Gjithashtu në këtë raport është shprehur shqetësim edhe për mungesën të një qendre korrektuese për të miturat.

Sipas KOMF-it ato vendosen në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan me të paraburgosurat dhe të dënuarat e rritura.

“Në këtë qendër korrektuese nuk ka ambient të veçantë për të miturat e dënuara, të paraburgosura si dhe ato me masa edukuese korrektuese, pra vendosja e tyre bëhet në pavijone me të dënuarat dhe të paraburgosurat e moshës madhore”, thuhet në raport./REL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI