Flash

Shqipëria çon shumë më pak fonde buxhetore se BE për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

Lapsi.al 6 March 2024
Shqipëria çon shumë më pak fonde buxhetore se BE për

Vendi ynë ndan shumë më pak fonde nga buxheti i përgjithshëm për mbrojtjen sociale (pensione+ ndihmë ekonomike) dhe shëndetësinë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian.

Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare te BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit..

Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë (ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar). Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 pikë përqindje fonde më pak se Bashkimi Europian.

Gjithashtu qeveria shqiptare ndan shumë më pak fonde për shëndetësinë se BE. Në vitin 2022 vendet e BE çuan 15.5 për qind të shpenzimeve buxhetore për shëndetësinë, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 10 për qind të buxhetit total për shëndetësinë.

Për sektorin e arsimit si Shqipëria dhe BE çojnë afërsisht të njëjtën përqindje të buxhetit.

Shqipëria ndan më shumë se BE fonde për të përballuar shërbimet e përgjithshme publike dhe çështjet ekonomike që përfaqësojnë investimet. Në BE shërbimet publike zënë 12.1 % të totalit të shpenzimeve buxhetore, ndërsa në Shqipëri zënë 14%. Për çështjet ekonomike ku përfshihen investimet, vendi ynë çoi 16% të buxhetit më 2022, ndërsa BE 11.8%

Në të njëjtën vit BE i kushtoi 2.6% të buxhetit sektorit të mbrojtjes dhe Shqipëria 2%. Dy vitet e fundit vendi ynë ka rritur shpenzimet për mbrojtjes për të plotësuar detyrimet si vend anëtar i NATO-s.

Mbrojtja e Mjedisit edhe pse është një çështje e nxehtë në të gjithë botën, mori vetëm 1.6% të buxhetit të BE dhe 1% të buxhetit të Shqipërisë me 2022.

Ndërkohë, Shëndetësia dhe Arsimi përbëjnë 20 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022, ndërsa në BE 25%./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI