Flash

Akuzoi Christian Horner për ngacmim seksual, Red Bull Racing pezullon denoncuesen e Team Principal

Lapsi.al 7 March 2024
Akuzoi Christian Horner për ngacmim seksual, Red Bull Racing pezullon
Çështja Horner dhe pasojat e tij vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Red Bull Racing nuk e konfirmon ende, por - sipas raportimeve paraprake nga mediat angleze - skuadra kampione e botës ka pezulluar për një kohë të pacaktuar punonjësen e tij, e cila - me akuza për sjellje të papërshtatshme - filloi të ashtuquajturin Hornergate. Masa e pezullimit lidhet, sipas asaj që mësohet, me hetimin e brendshëm të kryer nga Red Bull GmbH kundër drejtorit pesëdhjetëvjeçar të ekipit dhe CEO i ekipit të Formula 1, i cili u shfajësua nga vetë hetimi. Christian Horner është rregullisht në vendin e tij në urën e komandës këtë fundjavë në Jeddah për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, raundi i dytë i Kampionatit Botëror. Lexo më tej: Çështja Horner është një mister i vërtetë. Ai u lirua nga akuzat, por dalin bisedat në chat: "Ç'do veshësh poshtë?" Hetimi i brendshëm i nisur nga Red Bull në lidhje me “sjelljen e papërshtatshme” ndaj një punonjëseje ka pastruar plotësisht nga akuzat drejtorin e ekipit. “Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se denoncimi është refuzuar – tha skuderia në një deklaratë -. Denoncuesja ka të drejtë të apelojë. Red Bull është i bindur se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI