Flash

BE i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Lapsi.al 7 March 2024
BE i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime

Bashkimi Europian ka dënuar vendimin e Komitetit për planifikim të lartë të Izraelit që planifikon të ndërtojë edhe 3.426 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke zgjeruar edhe më tej “vendbanimet ilegale” në këtë territor. Përmes një deklarate blloku europian i bëri thirrje Izraelit që të zhbëjë këtë vendim.

“BE-ja përsërit se vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për paqe pasi ato kërcënojnë zgjidhjen me dy shtete”, u tha në deklaratë ku u shtua se vendimi për ndërtimin e vendbanimeve të reja është në kundërshtim me përpjekjet për të ulur tensionet.

“Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: ne nuk do të njohim asnjë ndryshim në kufijtë para vitit 1967, përfshirë ndryshimet lidhur me Jerusalemin”, u tha në njoftim.

Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, muajin e kaluar ishte zotuar se do të zgjeroheshin vendbanimet në përgjigje të një sulmuesi të armatosur palestinez që vrau një civil izraelit dhe plagosi disa të tjerë në Bregun Perëndimor.

Ky vendim i autoriteteve izraelite vjen në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën kundër Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në Gazë.

Sipas Radio Evropa e Lirë, mbikëqyrësi i vendbanimeve izraelite, Peace Now, tha se 3.426 shtëpi janë planifikuar që të ndërtohen në Male Adumim dhe Keder në lindje të Jerusalemit dhe në Efrat, në jug të qytetit.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë luftës arabo-izraelite më 1967 dhe vendbanimet në territoret palestineze konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht kundërshtimeve nga jashtë, në dekadat e fundit Izraeli ka ndërtuar vendbanime për kolonët izraelitë përgjatë Bregut Perëndimor. Në Bregun Perëndimor në këto vendbanime jetojnë mbi 490.000 izraelitë. Në këtë territor po ashtu jetojnë afër 3 milionë palestinezë.

Të këshilluara

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro

Komisioni i BE-së gjobit Apple për abuzim në treg. Kompania njoftoi se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër dënimit. Komisioni i BE-së ka vendosur një gjob...

11:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI