Flash

Dy tifozë të Brighton grabiten e plagosen me thika në Romë: u strehuan në një restorant për të shpëtuar

Lapsi.al 7 March 2024
Dy tifozë të Brighton grabiten e plagosen me thika në Romë:
Dy tifozë anglezë, në transfertë për të ndjekur ndeshjen e Brighton kundër Romës, u grabitën dhe u goditën me thikë pak pas mesnate nga një grup prej shtatë personash në Via Cavour, në kryeqytetin italian. Kriminelët arritën të merrnin çantat me sendet personale të viktimave 27 dhe 28 vjeç. Për t'i shpëtuar agresionit të keqbërësve, të cilët i plagosën me thikë në këmbë, të dy u strehuan në një restorant në rrugën Monte Polacco, ku pronari thirri policinë. Një ngjarje që ka tensionuar situatën përpara ndeshjes së 1/8 të Europa League mes dy skuadrave. Roma e Brighton do të zbresin në fushë në orën 18.45 dhe policia ka qenë shumë e kujdesshme të mbajë nën kontroll tifozeritë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI