Flash

Kandidon për një mandat të 2 në krye të KE, Von der Leyen merr mbështetjen e konservatorëve

Lapsi.al 7 March 2024
Kandidon për një mandat të 2 në krye të KE, Von der

Von der Leyen merr mbështetjen e konservatorëve, teksa kandidon për një mandat të 2 në krye të KE-së.

Grupi politik kryesor i Bashkimit Evropian, Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë votoi të enjten për të mbështetur Von der Leyen si kandidatin e tyre për të drejtuar ekzekutivin e fuqishëm të bllokut.

Delegatët e PPE votuan 400 pro dhe 89 kundër në vendosjen e Von der Leyen si kandidate të tyre për pesë vjet të tjera në një nga postet kryesore të BE-së, që do të vendoset pas zgjedhjeve parlamentare në mbarë bllokun në qershor.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI