Flash

Denoncimi i Lekës për dhunë nga Elia, prokuroria nis hetimet

Lapsi.al 7 March 2024
Denoncimi i Lekës për dhunë nga Elia, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me denoncimin e Princ Lekës, i cili pretendon se është dhunuar nga ish-vjehrri i tij, Gjergj Zaharia, dhe Elia Zaharia.

Sherri i dhunshëm u bë dje publik, ndërsa në media qarkulluan videot ku shfaqej dhuna.

Ishte pikërisht Leka ai që bëri dy ditë më parë denoncim në polici, ku pretendonte se ishte dhunuar me sende të forta nga ish-vjehrri, konflikt që më pas ishte përfshirë dhe Elia Zaharia, me të cilën është në një proces gjyqësor dhe ka një vajzë 3-vjeçare.

Po ashtu prokuroria sqaron se ka nisur dhe verifikimin për publikimin e videos që bëri xhiron e rrjetit.

Njoftimi:

Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit L.Z., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale. Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës.

Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur.

Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse.

Të këshilluara

DETAJET/ Ndihen lëkundje tërmeti në Vlorë

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia fok...

23:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI