Flash

VENDIMI/ Pse u mbyll Muzeu Kombëtar 4 vjet pas tërmetit

Lapsi.al 7 March 2024
VENDIMI/ Pse u mbyll Muzeu Kombëtar 4 vjet pas tërmetit

Teksa turet kulturore ziejnë në kryeqytet dhe pritet që intensiteti i tyre të rritet në këto muaj dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të mbyllen dhe jo për pak por për plot 4 vite.

Në një njoftim të shkurtër pa dhënë kurrfarë detaji, ky institucion njoftoi palët e interesit se nuk do të mund ta vizitojnë deri më 15 mars 2028.

“Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028” thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar.

Ky shpjegim i shkurtër pa dhënë asnjë informacion se cilat janë arsyet që për gati 1500 ditë institucioni nuk do të presë vizitorë jo pa arsye krijoi pakënaqësi në rrjet sidomos nga ata sektori i turizmit të cilët e kanë pjesë të paketave të tyre madje disa edhe të promovuara më herët. Pavarësisht mungesës së informacionit duket se të dhënat për projektin që do të zbatohet mund të gjenden në procedurën e prokurimit për këtë kontratë i cili shoqërohet me disa dokumente.

Projekti për Muzeun

Restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar cilësohet si një projekt prioritar në dokumente por në veprime ecuria ka qenë shumë e ngadaltë deri në mbylljen e beftë që u njoftua këtë javë. Sipas dokumenteve Muzeu është pjesë e listës së institucioneve të trashëgimisë kulturore kombëtare që rezultoi me dëmtime pas vlerësimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe me një nevojë për ndërhyrje.

“Projekti i ri i restaurimit dhe rindërtimit të Muzeut Historik Kombëtar integrohet në një projekt i vetëm teknik zgjidhjet teknike të kërkuara për restaurimin e dëmtimeve dhe të mundshme përforcimi i strukturave të dëmtuara me zgjidhjet teknike për restaurimin, rikonstruksionin, dhe rinovimi i godinës u fokusua në përditësimin e muzeologjisë dhe funksionalitetit të saj. Projekti merr në shqyrtim të projektit të miratuar “Ndërhyrja përforcuese dhe rehabilitimi i 12 objekteve në Bashkinë Tiranë, Krujë, Lezhë, Kavajë, Mirditë: Muzeu Historik Kombëtar”, i cili lidhet. për problemet e shkaktuara nga tërmeti, i cili është miratuar me vendimin nr. 536, dt 24.12.2022” thuhet në dokument.” Thuhet në dokument.

I njëjti nënvizon se Muzeu Historik Kombëtar (MHK) ka në fondet e tij me objekte të trashëgimisë kulturore shqiptare. “Një pjesë interesante e të cilave i përkasin periudhave nga paleoliti deri në antikitetin e vonë (shek. IV p.e.s.). Këto janë ekspozuar në kuadër të Pavijonit të Arkeologjisë, i cili ka mbi 400 objekte në vetvete. Muzeu është konceptuar në mënyrë që prezantimi të bëhet përmes tetë pavioneve. – Pavijoni antik; ‐ Pavioni mesjetar; – Pavioni i Rilindjes Kombëtare; ‐ Pavioni i Pavarësisë; ‐ Pavioni i ikonave; ‐ Nacional-Çlirimi Anfashist Pavioni i Luftës; ‐ Pavioni i Terrorit Komunist; ‐ Pavioni Nënë Tereza. Statusi i “Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”” thuhet në dokument.

Çfarë parashikojnë punimet dhe afatet

Nëse i referohemi dokumenteve të procedurës ndërhyrja tek Muzeu parashikon disa faza si dhe afatet që do ketë secila prej tyre.

Kështu paketimi dhe evakuimi i objekteve (Kohëzgjatja e pritshme e punimeve: maksimumi 4 kumulative muaj në faza të ndryshme të periudhës së zbatimit.

Konsolidimi i strukturës ekzistuese (përfshirë punimet e prishjes) (Kohëzgjatja e pritshme e Puna: maksimumi 12 muaj). Restaurimi i fasadës prej guri të oborrit të jashtëm dhe të brendshëm dhe dritareve/dyerve (Pritet kohëzgjatja e punimeve: maksimumi 9 muaj) Riparimi i çatisë (Kohëzgjatja e pritshme e punimeve: maksimumi 5 muaj). Ndërkohë ndërhyrjet parashikojnë investime në eficiencë energjie si dhe respektim të euro kodeve./Monitor.al

Të këshilluara

DETAJET/ Ndihen lëkundje tërmeti në Vlorë

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 kilometra nga Vlora, ndërsa thellësia fok...

23:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI