Flash

Manja: Burgu i Grave të Tiranës do transferohet në Pogradec

Lapsi.al 8 March 2024
Manja: Burgu i Grave të Tiranës do transferohet në Pogradec

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se burgu i grave të Tiranës do të transferohet në Pogradec.

Ministri Manja deklaroi se ky vendim është marrë për shkak se sipas tij godina aktuale në zonën e Ali Demit ka pallate për rreth dhe nuk ka privatësi.

“Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale”, u shpreh Manja nga burgu i grave, duke shtuar se nuk ofron kushtet e duhura për trajtimin e grave.

Ministri i Drejtësisë deklaroi se brenda marsit godina e re në Pogradec do të përfundojë mobilimin e brendshëm dhe pas miratimit të aministisë do të merret vendimi për zhvendosjen e transferimin e burgut të grave të Tiranës.

“Është e rrethuar me pallate, e gjithë zona këtu është zonë rezidenciale. Dikur ka qenë i veçuar nuk ka patur ndërtime, por për shkak të zhvillimeve demografike, e dini që Tirana është zgjeruar në të katërt anët e saj. Ky institucion ofron standarde dhe kushte për trajtimin e grave, jo në parametrat që do të duhet të ishin. Sa i përket trajtimit të posaçëm dhe privatësisë që ku institucion që duhet të ketë, sigurisht ky vend tashmë do të duhet të zhvendoset.

Kushtet nuk janë të pabanueshme, as të vështira, aty janë zonjat, janë kushte optimale por jo aty ku duhet të jetë. Kur flasim për mundësinë e lëvizjes nga ky institucion i referohem një standardi që ka të bëjë me privatësinë.

Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin, Por do të jetë pasi të bëhet amnistia. Këtë institucionin këtu, pas transferimit të grave, do të jetë i joni, ligji na kërkon të kemi një burg të hapur.

Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit, Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen”, tha Ulsi Manja.

Të këshilluara

Kapet sasi e madhe drogè në Kapshticë

Kapet një makinë me drogë në Kapshticë. Mësohet se droga e dyshuar kanabis u gjet në shasinë e një makine tip audi Q7. Drejtuesi i makinës u arrestua ndërsa ...

13:54

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Kjo do të rrezikojë reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin verior të Shqipërisë...

07:44

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI