Flash

Basha në OKB, thotë se pati takime të rëndësishme: Rusia duhet të paguajë (VIDEO)

Lapsi.al 9 March 2024
Basha në OKB, thotë se pati takime të rëndësishme:

Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, bën me dije se ka prezantuar në OKB rezolutën që pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

Në cilësinë e reporterit të KiE-së, Basha thotë se pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara atje.

Reagimi i Bashës: Ju përshëndes nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtu në New York. Në Neë York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023.

Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat.

Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në Neë York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithsëm të Asamblesë Parlamentare në Prill. Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris. Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në Neë York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera. Ju përshëndes nga New York-u dhe ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:05 të mbrëmjes së shkuar në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Mësohet se automjeti me drejtues 37-vjeçarin me inicialet E. ...

10:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI