Flash

Fshehu dënimin dhe mashtroi për shtetësinë, shqiptari fiton betejën ligjore për të qëndruar në Britani

Lapsi.al 9 March 2024
Fshehu dënimin dhe mashtroi për shtetësinë, shqiptari fiton

46-vjeçari shqiptar, Arsimi Murati i akuzuar për grabitje të armatosur ka fituar një apel gjyqësor në Britani për të qëndruar atje pavarësisht se gënjeu për kombësinë e tij për të fituar nënshtetësinë britanike. Murati ia doli të fitojë gjyqin pas një përpjekjeje të Sekretarit të Brendshëm për t'i hequr atij shtetësinë pasi pretendoi në mënyrë të rreme se ishte shqiptar i Kosovës, për të qëndruar në Britani dhe nuk tregoi se kishte vuajtur një dënim me burg për grabitje me armë në Shqipëri.

Gjykatësi tha nuk kishin arritur të provonin se Murati dinte për dënimin me burg në Shqipëri, për një grabitje me armë, në kohën kur aplikoi për leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai ishte gjykuar për krimin në mungesë. Murati pohoi gjithashtu se dëbimi i tij do të ishte shkelje e të drejtës së tij për jetë familjare sipas nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut . Vendimi tashmë tregon se Murati do të lejohet të qëndrojë përgjithmonë në Britani.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI