Flash

Protestë në Vlorë për mbrojtjen e lumit të Shushicës: O sot, o kurrë më!

Lapsi.al 9 March 2024
Protestë në Vlorë për mbrojtjen e lumit të

Banorët e Lumit të Vlorës janë ngritur sot në protestë kundër projektit që u merr ujin e lumit të Shushicës për një ujësjellës në Himarë. Banorët kanë bllokuar rrugën me thirrjet e tyre dhe policia ka ndërhyrë duke u kërkuar të ndërpresin protestën. Ndër protestuesit kishte intelektualë të njohur, por spikati këngëtari i mirënjohur Nazif Çela.

Një nga protestuesit, që kërkoi me zë se ku ishte sot, deputeti i PS Vullnet Sinaj, u bëri thirrje fshatrave të tjera të bashkohen në protestë për të mos lejuar devijimin e Shushicës:

“Banorë, asnjë nuk është me ju. Qeverinë e keni kundër. Parlamentin e keni kundër. Deputetët e zonës në pjesën më të madhe i keni kundër. Vetëm ju mund t’i bëni derman këtij vendi.

O sot, o kurrë më! Këtu, nëse ky lumë merret, këtu do fluturojë qyqja e do të këndojnë korbat! Ju uroj që ta vazhdoni këtë protestë dhe të vazhdoni.”

Më pas e mori fjalën ai që protestuesit vetë e prezantuan si bilbili i këngës labe, Nazif Çela.

Ai tha: “Ju përgëzoj të gjithëve që keni ardhur në këtë protestë, jetike për ne të Lumit të Vlorës. Unë si këngëtar, në Shushicën shushurimë, mora zërin, melodinë.

Dhe këto duan të na i heqin,duan të na i zhdukin oligarkët e tyre dhe duan t’ua japin atyre ujin e pijshëm, që ka shekuj të tërë këtu në Lumë të Vlorës.

Rrjedhën ia ka dhënë Zoti, nuk ia ka dhënë robi, kështu që këtë vendosje sot këtu duhet edhe më shumë të tjerë, të mblidhen të gjithë fshatrat këtu. Ja gjakun e japim dhe lumin, jo!”

Të këshilluara

Dy bashkitë me më shumë borxhe

Kryeministri Rama ka zhivlluar një mbledhje të gjerë sot në Shkodër ku krahas ministrave janë edhe kryetarët e bashkive. Përsa sa i përket burimeve njerëzore...

14:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI