Flash

Video/ Super Uzuni, dygolëshi i parë në La Liga: beratasi nuk mjafton, Sociedad përmbys Granadan në fund

Lapsi.al 9 March 2024
Video/ Super Uzuni, dygolëshi i parë në La Liga: beratasi nuk
Myrto Uzuni ka shënuar dygolëshin e parë në La Liga, por mbrëmja e Granada nuk shoi si duhet e përmbysur nga Real Sociedad në fund. Dy herë në avantazh me beratasin, vendasit u arritën nga baskët, që pesë minuta nga fundi kompletuan përmbysjen. Një goditje e rëndë për Granada që mbetet e parafundit me 15 pikë, -9 nga zona e shpëtimit ku pozicionohet Celta Vigo. Uzuni shënoi me penallti në minutën e 21' e u duk mbrëmja e duhur për Granada. Sulmuesi i kombëtares u tregua i ftohtë përpara portierit Remiro, duke i dhënë avantazhin vendasve. Sociedad, që kërkonte zonën europiane të renditjes, reagoi dhe ekuilibroi rezultatin me Sadiq në minutën e 33'. E megjithatë Uzuni udhëhoqi Granadan drejt një tjetër avantazhi, duke shënuan dygolëshin personal në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Ndoqi mirë aksionin beratasi, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë. Lexo më tej: Video/ Silurë nga goditja e dënimit: Manaj shënon golin e 15 në Turqi, pa shmangur dot humbjen e Sivasspor Pjesa e dytë sjell edhe dramën për vendasit, me Sociedad që ndryshoi ritëm dhe gjeti barazimin në minutën e 80' me Le Normand. Qendërmbrojtësi shfrytëzoi krosimin e skocezit Tierney, i futur në fushë në minutën e 46' e që vinte nga dëmtimi. Tekniku Medina e ndjeu rrezikun dhe largoi Uzunin në minutën e 81', për tu mbrojtur, por nuk ja arriti qëllimit. Sociedad shënoi në minutën e 85' golin e tretë me Silva, që i dhuroi baskëve vendin e 6 që të con në Conference League, duke fundosur Granadan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI