Flash

"Atanaskoski luajti i sëmurë". Shehi merr frymë pas 4-0 me Erzenin, Deliallisi: "S'lodhen kur na shënojnë"

Lapsi.al 10 March 2024
"Atanaskoski luajti i sëmurë". Shehi merr frymë pas 4-0

“Sot ishim të ngarkuar nga ana fizike e psikologjike se realisht na ka dëmtuar ashtu si nga ana sportive. Gjithë këto ditë ishin për të rikuperuar e gjetur vazhdimësinë se në futboll ndodh gjithçka. Por sigurisht nuk është e lehtë". Orges Shehi mund të marrë frymë pas eliminimit nga Kupa, me një 4-0 që nuk ishte aq i lehtë sa duket nga rezultati. Partizani me 10 lojtarë, për kartonin e kuq të Prekës, e mbylli me poker ndeshjen me Erzenin, falë golave të Atanaskoski dhe Bintsouka.

Meritë ka edhe Shehi që ndryshoi modul, duke kaluar në 3-5-2 në momentin më të mirë të shijakasve, duke bërë lëvizjet e duhura me dy zëvendësues që shkuan në gol: "Të gjithë zëvendësimet bëhen për të ndryshuar marshin e lojës, për shkak të rezultatit, lojës fizike të lojtarëve. Edhe Mehmetin e humbëm sot, edhe Rrapajn, sakrifikoi Atanaskoski se kishte temperaturë. Të gjitha bënë që të kemi ndryshime pa menduar për “Final Four”.

Lexo më tej: Partizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

Tekniku i Partizanit pastaj sqaroi atë që kalonte në mendjet e të kuqve në vigjilje të ndeshjes: "Minuat e para ishin të vështira për shkak të asaj që kemi kaluar para tre ditësh. Gabuam edhe për shkak të fushës e nuk dolëm gradualisht. Situata po përmirësohet", e mbylli Shehi.

DELIALLISI: "NUK LODHEN FARE TË NA SHËNOJNË"

“Në momentin që nuk shënon të del një episod nga hiçi. Jemi të brishtë për mënyrën si i pësojmë golat. Ndeshja bëhet më e vështirë normale është Partizani kampione në fuqi, Deri kur pësuam golin e parë ishim mirë, por pastaj patëm rast, por pësuam sërish". Alfred Deliallisi, tekniku i Erzenit, është i zhgënjyer nga humbja dhe rezultati i saj. Shijakasit janë në vështirësi, në zonën e rënies dhe tani ka vetëm një fazë kampionati për të ndryshuar gjërat: "S’duhet të dorëzohemi, por të luftojmë dhe të përmirësojmë gabimet. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë, kemi 9 ndeshje 9 finale deri në fund. Nuk doja ti përmendja mungesat sepse sdoja të justifikohesha në momentin që nuk janë nuk është se i kishim analizuar kundërshtari, Osmanllari Sadiki dhe Peposhi janë shumë të rëndësishëm".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI