Flash

DETAJE/ Cilët janë shqiptarët e përfshirë në masakrën e Fosinones

Lapsi.al 10 March 2024
DETAJE/ Cilët janë shqiptarët e përfshirë në

Shqiptari Kasem Kasmi u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë. Ishte vetëm 27 vjeç. Në vendin fqinj ai njihej edhe me pseudonimin “Carletto”. Një plumb e goditi në qafë dhe i riu vdiq pas vetëm 20 minutash. Autori është bashkëkombasi i tij, 23-vjeçari Mikea Zaka.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 kur Kasem Kasmi, vëllai i tij Ervini dhe disa miq të tyre mbërritën në “Shake Bar” në rrugën “Aldo Moro”. Autori Mikea Zaka ishte ulur në një tavolinë jashtë restorantit në shoqërinë e dy miqve të tij të identifikuar si Giuliano D. dhe Elia D., të dy shqiptarë. Të dy grupet filluan të debatonin me fjalë të cilat më pas ua lanë vendin plumbave.

Në një moment Mikea Zaka qëlloi të paktën 6 herë me pistoletën e tij. Një nga plumbat goditi në qafë Kasem Kasmin. Një tjetër shqiptar është ende i shtruar në kushte shumë të rënda në Poliklinikën “Umberto I” në Romë. Dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin San Camillo dhe Santa Scolastica në Frosinone ku janë operuar për plagë në pjesën e këmbëve.

Autori u tha hetuesve se ai qëlloi pas sherrit për një vajzë. Kjo e fundit, sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, ka qenë fillimisht e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është lidhur me Mikean. Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasem që i kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t'u mbrojtur.

Arma e vrasjes sipas tij u hodh më pas nga një urë mbi lumin Cosa. Shqiptari Kasem Kasmi shkonte shpesh në Romë. Ai shprehej se e donte jetën e mirë, varkat dhe makinat sportive. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Piu fotoksinë, humb jetën 70-vjeçari

Një 70-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi sipas policisë, ka konsumuar në banesën e tij fotoksinëa. 70-vjeçari u transportua në spital, por nuk ka mundu...

13:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI