Flash

Rama jep porositë në Shkodër: PS-ja të jetë gjithpërfshirëse, punët i reklamoni në Instagram

Lapsi.al 10 March 2024
Rama jep porositë në Shkodër: PS-ja të jetë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Shkodrës dy ditët e fundjavës. Gjatë takimeve me socialistët, Rama ka dhënë porositë e tij për hapjen e partisë dhe për të shtuar anëtarët në PS.

“Duhet që të vazhdojë fuqishëm puna për antarësimet në PS. Shkodra deri tani është qarku me numrin më të lartë dhe duhet që të vijojë me këtë ritëm. PS duhet që të jetë një parti gjithëpërfshirëse, të hapë dyert për të gjithë, të majtë e të djathtë, të mos jetë një parti hermetike dhe e ngurtësuar. Duhet të afrojmë edhe demokratët. Beneti i përfaqëson të djathtët kështu që demokratët e kanë derën e hapur”, tha Rama.

Rama theksoi gjithashtu se në Shkodër do të ketë investime të mëdha, ndërkohë që shtoi se stadiumi Loro Boriçi duhet që të rokonceptohet dhe të kthehet në turizëm sportiv.

“Shkodrën duhet që ta kapim në dorë Benet, kemi shumë punë. Ashtu si kanë lënë uzinën e telave të shkatërruar ashtu kanë lënë edhe Shkodrën. Edhe tek stadiumi ‘Loro Boriçi’ kemi bërë një investim të madh por e kanë lënë pas dore si çdo gjë në Shkodër. Duhet ta kthejmë në një turizëm sportiv stadiumin, të rikonceptohet ndryshe dhe të mirëmbahet si duhet. Shkodra është prioriteti ynë dhe të jeni të sigurtë se qeveria do të ketë një vëmendje të veçantë për investime të mëdha në Shkodër”, theksoi Rama.

Ndërsa në fund, Rama porositi që PS-ja të bëhet sa më shumë digjitale dhe punën të reklamohen sqa më shumë në Instagram e rrjete sociale.

“Partia duhet që të jetë më digjitale. Reklamoni gjërat në Instagram sepse ka shumë efekt. Unë për vete nuk jam ndonjë fans i madh por kur më ka dërguar kryetari i Bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli një video për Betlehemin dhe unë e kam postuar, kanë shkuar shumë njerëz për ta parë dhe e kanë postuar edhe ata”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

Piu fotoksinë, humb jetën 70-vjeçari

Një 70-vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën pasi sipas policisë, ka konsumuar në banesën e tij fotoksinëa. 70-vjeçari u transportua në spital, por nuk ka mundu...

13:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI