Flash

Reagon për herë të parë Elia Zaharia: Ditë shqetësuese për familjen time

Lapsi.al 10 March 2024
Reagon për herë të parë Elia Zaharia: Ditë

Aktorja Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas denoncimeve të ndërsjella për dhunë në polici mes saj dhe Princ Lekës dhe pamjeve të sherrit që u bënë publike në media. Në një postim në rrjetet sociale, Zaharia shpreh mirënjohje ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë kurajë, siç shprehet “përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese” për të dhe familjen e saj.

“Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falënderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”, - shkruan Elia Zaharia.

Çifti ndodhet në një proces divorci i lajmëruar nga të dy pak ditë më parë. Ajo që trazoi palët ishte një përplasje fizike në 6 mars. Të dyja palët akuzuan tjetrën për dhunë dhe përfunduan në komisariatin 1. Një ditë më pas, Gjykata e Tiranës miratoi urdhra mbrojtjeje për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babanë e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia. Sipas vendimit të gjykatës, Leka dhe Zaharia duhet të qëndrojnë 5 metra në distancë. Gjithashtu princi duhet ta takojë vajzën e tij 3 vjeçare, jo në prezencë të Elias, por të dados. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI