Flash

Arlind Qori i përvishet Veliajt: "Nuk duam kapitalizëm si në Amerikë"

Lapsi.al 11 March 2024
Arlind Qori i përvishet Veliajt: "Nuk duam kapitalizëm si në

Erion Veliaj deklaroi së fundi, gjatë një takimi me socialistët në Dajt, se Shqipërisë nuk duhet kapitalizëm i egër si ai në Amerikë. Por këtë hipokrizi pa fre duket se nuk e ka duruar dot drejtuesi i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori. Ai reagoi sot ndaj kryebashkiakut të cilin e etiketoi ogiçi i Ramës në bashkinë e Tiranës. Ai postoi një status me 10 këshilla Veliajt, që do ta bënte Veliajn të dukej realisht i majtë siç pretendon se është.

Sa herë ndihet keq, Edi Rama nxjerr ogiçin e tij të Bashkisë së Tiranës që të bëjë si i majtë. Ndoshta e shqetëson potenciali i Lëvizjes BASHKË.

"Nuk na duhet kapitalizëm i egër si në Amerikë." - ka thënë sot Erion Veliaj. Meqenëse unë kam ca njohuri për domethënien e së majtës, po i çoj 10 këshilla nga larg:

1. Mjaft me leje për kulla!

2. Ndërto shkollat që ke premtuar e gënjyer çdo fushatë, duke nisur nga Astiri!

3. Ndërto korsi të dedikuara autobusësh dhe shërbim publik transporti!

4. Ndërto banesa sociale cilësore e të mjaftueshme!

5. Ndërto ujësjellësin e ri e të stërpremtuar të kryeqytetit!

6. Mos jep leje ndërtimi te Parku i Liqenit! Boll njerëz po vdesin nga ndotja e ajrit edhe kështu.

7. Krijo hapësirë publike për fusha sportive!

8. Mos i detyro punonjësit e bashkisë të të shpërndajnë postimet!

9. Dorëzohu në prokurori për vjedhjen epokale të inceneratorit të Tiranës dhe lejet mbytëse të ndërtimit në Tiranë!

10. Në burg lexo libra, dhe ndoshta do të vijë dita kur të kuptosh edhe domethënien e së majtës, edhe se çfarë i ke bërë këtij populli e këtij qyteti.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI