Flash

Flet Elia Zaharia: Shenjat e dhunës janë në trupin e babait tim

Lapsi.al 11 March 2024
Flet Elia Zaharia: Shenjat e dhunës janë në trupin e babait tim

Aktorja Elia Zaharia ka reaguar për situatat e dhunës dhe tensionet me ish-bashkëshortin e saj Princ Leka. Në një prononcim për emisionin “Breaking” në Top News ajo u shpreh se ka reaguar në atë mënyrë për të mbrojtur babin, i cili kishte 10 ditë që po kujdesej për vajzën e vogël të çiftit. Ajo thotë se po jeton në Pallatin Mbretëror pasi ish-bashkëshorti i saj e braktisi.

“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.

As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk me kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, - deklaroi Elia.

Pak ditë më parë Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata u bë edhe më e madhe, kur u publikuan edhe pamjet e dhunës brenda pallatit. Dy ditë më pas Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për secilin preh tyre.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Princ Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Makinat e përfshira në aksident janë tip “Me...

19:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI