Flash

Kukësi i dëshiruar nga të gjithë si kundërshtar: nesër shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë

Lapsi.al 11 March 2024
Kukësi i dëshiruar nga të gjithë si kundërshtar:
Katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë do të njohin nesër kundërshtarët e tyre, si pengesë e fundit drjet finales së trofeut të lakmuar. Egnatia, Vllaznia e Tirana kërkojnë të gjithë që nga goglat e shortit të dalë Kukësi. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë hedhjen e shortit për këtë fazë të edicionit të Kupës së Shqipërisë 2023/2024, ditën e martë më datë 12 mars, në orën 11:00. Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp dhe do të jetë i hapur për mediat. Shorti do të jetë i lirë, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë: Tirana, Kukësi, Vllaznia dhe Egnatia. Për tu prezantuar në katër më të mirat, Kukësi eliminoi në mënyrë befasuese Partizanin, Tirana kaloi vetëm me penallti Teutën, Vllaznia në kohën shtesë Erzenin dhe vetëm Egnatia fitoi të dy ndeshjet me Laçin. Lexo më tej: E pabesueshme, Kukësi 'flak' Partizanin nga Kupa me penallti: turpërohen të kuqtë, kishin fituar ndeshjen e parë Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 3 prill. Ndërsa takimet e dyta ku do të përcaktohen edhe dy skuadrat që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI