Flash

#NdizNjëShpresë/ Fondacioni Vodafone Albania në ndihmë të grave në vështirësi

Lapsi.al 11 March 2024
#NdizNjëShpresë/ Fondacioni Vodafone Albania në ndihmë

8 marsi është një ditë e shënuar për çdo grua, por në veçanti për ato gra, jeta e të cilave rrezikohet çdo ditë prej dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. E së fundi, edhe prej dhunës dhe bullizmit në internet, siç kemi dëshmuar vitin e fundit me dhjetra raste, kur ka pasur edhe nga ato që i kanë dhënë fund jetës së tyre në kushte të vështira psikologjike. Këto janë gra për të cilat jeta është një e tatëpjetë e vështirë, që po jetojnë momente të errëta në jetën e tyre dhe kanë nevojë për një rreze shpresë.

Ndaj Vodafone Albania dhe Vodafone Albania Foundation organizuan edhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar, një event hiking me misionin për të mbledhur fonde për një strehëz që përkujdeset për vajzat e gratë në kushte të vështira, siç është “Shtëpia Rozalba”, në Lezhë.

Si shteg u përzgjodh sërish Mali i Dajtit por këtë herë, ngritja e fondeve u arrit edhe falë kontributit të dhjetra qytetarëve që u bënë pjesë e hiking-ut përmes një pagese modeste. Në bashkëpunim me platformën “Smile” nga Credins Bank, Vodafone Albania Foundation ka arritur të sigurojë më shumë se 5,000 euro për “Shtëpinë Rozalba”, në Lezhë.

Pjesë e hiking u bënë personalitete nga politika, përfaqësues të qeverisë, si Romina Kuko, zëvendës ministre e Punëve të Brendshme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak, znj. Elvana Hana, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit “Credins”, përfaqësues të organizatave si Michelle Ribotta nga UN Women Albania, por edhe personazhe të medias si Erla Mëhilli, moderatore dhe autore e “Now” në Euronews, Isli Islami, Deborah Keçi dhe Anxhi Çeliku.

Vetëm vitin e fundit, dhjetra vajza e gra kanë rënë pre e dhunës me bazë gjinore, shumë syresh edhe si pasojë e bullizmit dhe trysnisë online. Dhuna me bazë gjinore është dhunë kundër gjithë shoqërisë, sepse rrezikon çdo ditë jetët jo vetëm të grave, por edhe të fëmijëve e familjeve shqiptare. Por ne të gjithë bashkë mund të bëjmë një ndryshim dhe të sjellim pak dritë në jetët e viktimave të dhunës në familje e asaj me bazë gjinore. #NdizNjëShpresë është një slogan që ndërgjegjëson dhe na frymëzon të bëhemi pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.

Vodafone Albania Foundation i ka vajzat dhe gratë viktima të dhunës në qendër të vëmendjes. Platforma dhe aplikacioni Brightsky, i cili tashmë është shkarkuar me dhjetra mijëra herë në Play Store dhe App Store, ofron konsulencë dhe ndihmë nëpërmjet teknologjisë për këdo që ndihet e kërcënuar nga dhuna në familje apo ajo me bazë gjinore.

Edhe këtë mars, falë eventit të hiking #Shinealight, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur, u bëmë dëshmitarë të asaj se, së bashku, mund të ngjisim edhe majat më të larta dhe të tejkalojmë sfidat më të mëdha! (Artikull Promocional)

Të këshilluara

Rebesh në Durrës, paralizohet qyteti

Një rebesh i pazakontë shiu ka “pushtuar” Durrësin gjatë ditës së sotme. Ujërat kanë vërshuar në rrugë. Nga reshjet, zona përreth stadiumit është bërë e paka...

15:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI