Flash

Parrullë homofobe e rregullsia e golit nga Mancini: Brighton kërkon hetimin nga Uefa të humbjes 4-0 me Romën

Lapsi.al 11 March 2024
Parrullë homofobe e rregullsia e golit nga Mancini: Brighton kërkon
Një lëvizje e bujshme nga ana e Brighton. Sipas The Athletic, klubi anglez i ka kërkuar UEFA-s të shqyrtojë dy raste në lidhje me humbjen 4-0 në Europa League kundër Romës. Para së gjithash, një parrullë e pretenduar homofobe e shfaqur nga disa tifozë verdhekuq dhe e dedikuar për palën angleze. E më pas modalitetet me të cilat u krye procesi VAR në golin 3-0, të shënuar nga Mancini. Brighton zotëron prova fotografike (të vizionuara nga i njëjti portal anglez) të një spektatori, i pozicionuar në sektorin e tifozëve të Romës në Olimpico, që tregon një kartelë me shkrime homofobe që synonin tifozët anglezë. Para ndeshjes së Europa League, dy tifozë të Brighton ishin grabitur dhe therur me thikë. Gjatë ndeshjes, anëtarë të klubit anglez i vunë në dukje një delegati të UEFA-s se tifozët verdhekuq po hidhnin "shishe, monedha dhe çakmakë" në Olimpico. Lexo më tej: Video/ Roma turpëron De Zerbin, Liverpool bën pesë në shtëpinë e Laçit: Leverkusen shpëton mirë në Baku Klubi i Seagulls gjithashtu i kërkoi UEFA-s sqarime për procesin e VAR-it, që çoi në vërtetimin e golit 3-0 të shënuar nga Mancini. Disa ripërsëritje, shkruan The Athletic, demonstrojnë pozicionin e parregullt të mbrojtësit të Romës në krosimin e El Shaaraëy. Sidoqoftë, UEFA, para se të marrë një pozicionim, do të vlerësojë me kujdes dy sinjalizimet.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI