Flash

Rama kërkon të shtojë radhët në PS: Mirëpresim edhe ata që kanë qenë kundër nesh

Lapsi.al 11 March 2024
Rama kërkon të shtojë radhët në PS: Mirëpresim

Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Dibër ka komentuar edhe kaosin ne Kuvend, që sipas tij ndodh vetëm për interesa personale dhe s'kanë të bëjnë fare me opozitën. Rama mes të tjerash ftoi në PS edhe ata që kanë qenë kundërshtar me partinë e tij.

“Nuk dëmtohen personalisht në asnjë formë dhe nuk e humbasin gjumin natën për asnjë hall të askujt ata që marrin peng Parlamentin. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre, por nuk dëmtohen nuk i gjen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër se ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar. Këtë e them për faktin se fillimi i një ndryshimi të kahjes së mendimit në raport me cilën parti duhet të mbështes dhe fillimi i të parit të partive më një sy më të ftohtë se më parë është diçka pozitive dhe sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë,. Nuk ka rëndësi nëse dikush ka qenë kundër nesh nga pikëpamja politike, kur ky është i gatshëm të bashkohet me ne, ne duhet ta mirëpresim krahëhapur. Mirë se të vijnë të gjithë. Ka faza të caktuara në rrugën e përbashkët ku njerëzit mendojnë ndryshe dhe ka faza si kjo kur njerëzit janë më të prirur të afrohen dhe për të parë njësoj të njëjtën rrugë për të çuar përpara punët”, tha më tej Rama.

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”. Makinat e përfshira në aksident janë tip “Me...

19:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI