Flash

Video/ Luftë në Venecia pas ndeshjes me Barin: përleshje me tifozët, plagosen tre policë me "bomba letre e thika”

Lapsi.al 11 March 2024
Video/ Luftë në Venecia pas ndeshjes me Barin: përleshje me
Një luftë e vërtetë ka shpërthyer para ndeshjes Venecia-Bari në Serie B, duke e kaluar takimin në plan të dytë. Tifozët janë përleshur me policinë, duke përdorur thika e bomba letre. Skuadra e lëvizshme e Padovas është gjendur nën agresionin e tifozëve dhe tre prej tyre janë plagosur. Valter Mazzetti, Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të FSP-së, deklaroi në lidhje me ngjarjen: “Tre oficerë policie u plagosën rëndë për shkak të incidenteve gjatë ndeshjes Venecia-Bari. Operatorët e repartit të lëvizshëm të Padovës të angazhuar sot në stadiumin e Venecias pësuan një agresion shumë të rëndë nga kriminelë që përdorën bomba letre dhe thika. Në spital janë raportuar djegie. E një koleg gjendet me gisht të shqyer. Ndërkohë që ne e konsiderojme delirant dhe të papranueshëm, jemi të bindur që gjëja nuk do të përbëjë lajm të madh. Mendoj se ka ardhur koha të themi mjaft. Për çdo ndeshje me aksidente ksektori ultras mbyllet për 3 javë. Duhet të jetë me interes për të gjithë që të mos ketë probleme". Lexo më tej: Video/ Luftë guerrilje në Napoli, përplasje të dhunshme mes ultrasve të Union e policisë: 11 të arrestuar Një deklaratë e fortë e Mazzetti, Sekretarit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të FSP-së, pas incidenteve të ndodhura jashtë stadiumit San'Elena para ndeshjes së Serie B ndërmjet Venecias dhe Barit,. Sa për kronikën, ndeshja u fitua më pas me rezultatin 3-1 nga lagunarët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI