Flash

Vodhi një çek me vlerë 10 mijë euro në vendin e punës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 11 March 2024
Vodhi një çek me vlerë 10 mijë euro në vendin e

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka vjedhur një çek me vlerë 10 mijë euro në kompaninë ku punonte. Në kërkim janë shpallur dy bashkëpunëtorë të tij, K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çeku”. Vodhi një çek me vlerën 10 000 euro, në subjektin ku ishte i punësuar, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Identifikohen 2 bashkëpunëtorët e këtij shtetasi dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, pas kallëzimit të depozituar nga pronari i një subjekti, se i kishin vjedhur një çek me vlerën 10 000 euro në subjektin e tij, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Çeku”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi L. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. L., 24 vjeç dhe A. L., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. Sh. ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën, në subjektin ku ishte punësuar si kasier, një çek me vlerën 10 000 euro, të cilin më pas ua ka dhënë 2 shtetasve që janë shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 103.4 lekë dhe do të shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.5 lekë dhe do shitet...

08:11

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI