Flash

21 Janari, Bamir Topi kërkon hetim për Berishën: Pengimi i Prokurorisë, goditje e rëndë për shtetin

Lapsi.al 12 March 2024
21 Janari, Bamir Topi kërkon hetim për Berishën: Pengimi i

Ish-presidenti Bamir Topi e cilësoi si ‘korrekt’ vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha.

Topi tha se SPAK duhet të hellohet edhe më shumë në hetime, duke marrë nën hetim situatën e krijuar para ngjarjes, vrasjen e protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve dhe në fund veprimet që u bënë nga qeveria e kohës për të penguar prokurorinë.

“Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë. Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duket parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.

Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur. Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”- u shpreh ish-presidenti ne nje interviste per Report Tv.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI