Flash

Aktivisti malazez: E pavërtetë që kam kërkuar vrasjen e Dritan Abazoviçit

Lapsi.al 12 March 2024
Aktivisti malazez: E pavërtetë që kam kërkuar vrasjen e

Aktivisti i njohur malazez i Tivarit, Zoran Vojvodiq mohoi se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit Dritan Abazoviç. Në një reagim në rrjetet sociale ai hodhi poshtë pretendimet e partisë URA duke u shprehur se deklaratat e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqpërdorur.

“Është e pavërtetë brutale që kam bërë thirrje për vrasjen e Dritan Abazoviqit. Përgjigja ime ishte figurative ndaj një komentit të zonjës Jovanoviq, menaxheres së krijimit të Planit Hapësinor, është keqpërdorur nga URA, e nxjerrë jashtë kontekstit, për të portretizuar në mënyrë të rreme se gjoja po bëj thirrje për vrasjen e Abazoviqit, gjë që nuk është e vërtetë”, - tha Vojvodiq në përgjigjen e tij.

Ai akuzoi Abazoviç për projekte të pamenduara infrastrukturore në një zonë sizmike që mund të kenë pasoja të paimagjinueshme në të ardhmen. Vojvodiq u shpreh se URA dhe Abazovic duan që pavarësisht kundërshtimeve legjitime të qytetarëve ndaj planeve të tij të çmendura, ai po përfiton politikisht.

“Lobi që qëndron pas gjithçkaje ka pasur një fitim 100 miliardë vitin e kaluar dhe vetëm 1% e atij fitimi është një miliard, kështu që është e lehtë të konkludoni se për çfarë bëhet fjalë”, - thotë Vojvodiq.

Partia URA e Dritan Abazoviçit, i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kreut të komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili sipas saj në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Shkodër, plagoset një polic

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie. Efektivi i plagosur ë...

20:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI