Flash

Albin Kurti: Serbia dhe Rusia janë burim i kërcënimeve për sigurinë në rajon

Lapsi.al 12 March 2024
Albin Kurti: Serbia dhe Rusia janë burim i kërcënimeve për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se rreziqet për sigurinë në Kosovë nuk vijnë nga dallimet ndër etnike përbrenda, por nga, siç tha, shtetet jodemokratike si Serbia e Rusia.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi agjencitë amerikane të zbulimit publikuan vlerësimin e përvitshëm të kërcënimeve të sigurisë, në të cilin thuhet se Ballkani Perëndimor mund të përballet me një rrezik në rritje të dhunës ndëretnike gjatë vitit 2024.

“Konfliktet nuk janë ndëretnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt, por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tone, jo vetëm në lindje të Evropës, janë në rrezik për sigurinë dhe paqen por natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta dijë askush”, tha kryeministri Kurti.

Ai i bëri këto komente pas përurimit të Qendrës Shtetërore për Siguri Kibernetike në Kosovë, e cila sipas tij, hyn në kuadër të përgatitjeve për ruajtjen e tërësisë tokësore, sovranitetit dhe sigurisë së qytetarëve. “Ne e kemi të qartë që fqinji jonë verior është agresiv dhe nevrik, mirëpo kjo na bënë të kujdesshëm e assesi të frikësuar”, tha ai.

Në raportin e agjencive amerikane të zbulimit thuhet se “udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përshkallëzojnë tensionet për përfitimin e tyre politik ndërsa aktorët e jashtëm do të shfrytëzojnë dallimet ndëretnike për të rritur ose ruajtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar integrimin më të madh të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe institucionet euroatlantike”.

Aty përmenden përleshjet mes “nacionalistëve serbë dhe autoriteteve të Kosovës” të vitit të kaluar, të cilat “çuan në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s”.

Ndonëse 2023-ta shënoi arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, viti u përshkua me tensione të njëpasnjëshme posaçërisht në veri të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sulmi ndaj policisë së Kosovës ka shtuar shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të destabilizojë Ballkanin Perëndimor për të hequr vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë. Nën trysninë e zhvillimeve në terren, diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të përshpejtuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i kërkuar Prishtinës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ndërsa Beogradit njohjen de fakto të Kosovës./VOA

Të këshilluara

Kris arma në Shkodër, plagoset një polic

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie. Efektivi i plagosur ë...

20:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI