Flash

Berisha hesht për paktin me Ramën, kërkon qeveri teknike

Lapsi.al 12 March 2024
Berisha hesht për paktin me Ramën, kërkon qeveri teknike

Sali Berisha nuk e ka komentuar ende marrëveshjen që Gaz Bardhi në emër të PD arriti me PS-në për rikthimin në normalitet të jetës parlamentare. Në fjalimin e sotëm prej ballkonit para mbështetësve të tij, Berisha përsëriti idenë për qeveri teknike.

"Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre. Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale. Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji", tha Berisha.

Me marrëveshjen e sotme, PD do t'i rikthehet normalitetit teksa PS pranon ngritjen e dy komisioneve hetimore për cështjen e TIMS dhe koncensionet e shëndetësisë. Për komisionin e reformës zgjedhore PS do të vijojë të bashkëdrejtojë me Lulzim Bashën ndonëse duket se tashmë ky komision e ka humbur rëndësinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Shkodër, plagoset një polic

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie. Efektivi i plagosur ë...

20:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI